Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, u është kërkuar të zhvendosen nga hapësirat përreth ndërtesës, në pritje të shpalljes së aktgjykimit. Vendimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së pritet të shpallet sot, në orën 10:00, me vendimin që do të bëhet i ditur veçmas për secilin prej të akuzuarve. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër i kanë mohuar akuzat dhe kanë kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë për përgjegjësinë e tyre. Procesi gjyqësor në Hagë ka zgjatur më shumë se katër vite dhe ka përfshirë dëshmitë e mbi 100 personave. Prokuroria ka paraqitur provat e saj,...