Pacolli dhe qeveria në kahe të kundërta, fati i Aeroportit të Vlorës kalon në arbitrazh
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me situatën në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar një vendim të mëparshëm që, sipas tij, kishte sjellë bllokimin e hyrjes në terminal dhe pengimin e vijimit të punimeve. Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli e cilëson vendimin si një fitore për kompaninë MABCO, ndërsa pretendon se çështja tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare dhe është dërguar në arbitrazh. Ai thotë se përplasja ligjore po i shkakton kompanisë kosto të larta dhe dëme të tjera financiare. Pacolli përmend edhe vendime të mëparshme të Gjykatës së Lartë dhe gjykatave të tjera, duke kërkuar që, sipas tij, personat përgjegjës për vendime që i konsideron të kundërligjshme të mbajnë përgjegjësi. “FITORJA E RADHËS e...
Burimi:
ntv.al