Oyarzabal: Penalltia e humbur e Kane ishte pika e kthesës, këto janë 3 pikë të rëndësishme

Oyarzabal: Penalltia e humbur e Kane ishte pika e kthesës, këto janë 3 pikë të rëndësishme

28 Shtator 2026 10:30 Telesport Me një gol në minutën e 74-t, sulmuesi spanjoll Mikel Oyarzabal vendosi fatin e ndeshjes së Nations League kundër Anglisë në “Wembley”, të cilën Spanja e fitoi me rezultatin 2-3. Sulmuesi, duke komentuar këtë sukses, tha: “Mendoj se e nisëm mirë ndeshjen; gjërat u komplikuan drejt fundit të pjesës së parë, por u përmirësuam në pjesën e dytë. Në përgjithësi, jam i lumtur. Fitorja mbetet fitore dhe këto janë tri pikë të tjera të siguruara.” “Duhet të përpiqesh t’i shfrytëzosh momentet vendimtare; kur situata bëhet e vështirë, duhet të japësh maksimumin dhe të minimizosh dëmin. E dinim se do të kishim mundësi për të goditur dhe duhej t’i shfrytëzonim ato“, tha Oyarzabal. Ai flet për penalltinë e humbur të Kane:...