Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke theksuar se vendimi nuk mund ta ndryshojë, sipas saj, të vërtetën historike të luftës në Kosovë. “UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar Osmani. Ajo ka përmendur viktimat e luftës në Kosovë, duke theksuar se mijëra njerëz u vranë nga forcat serbe, ndërsa një numër i madh i personave ende figuron si i zhdukur. “Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500...