“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

Analisti Martin Leka, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar situatën politike në vend dhe gjendjen e opozitës, duke u shprehur se problemi kryesor i saj është vetë Sali Berisha. Leka tha se opozita aktuale është e dobët dhe se kjo situatë ka bërë që qeveria të mos përballet me një kundërshtim të fortë politik. Sipas tij, dobësia e opozitës zyrtare ka krijuar hapësirë që të shfaqen forma të tjera të kundërshtimit brenda sistemit politik. Ai bëri edhe një krahasim me vitet 1994 dhe 1996, duke theksuar se në atë periudhë opozita përballej me një nivel të lartë represioni, ndryshe nga situata aktuale. “Sistemi demokratik ka disa gjëra që ne nuk mund t’i parashikojmë. Edi Rama sot ka 85 mandate të konfirmuara në...