Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi edhe pse PD mori pjesë në seancë, nuk u dakordësuan për ndryshimin e rendit të ditës. Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, në emër të PD-së, ka kërkuar që reforma të diskutohet tek adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Demokratët i mbetën qëndrimit se mbledhja nuk mund të vazhdojë pa rend dite të dakordësuar, ndërsa kanë vendosur veton pro rekomandimeve të ODIHR. PD propozon sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, teksa kërkohet që edhe listat e këshillit bashkiak të jenë 100% të hapura. “Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për “garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror në zgjedhje”. Kjo...
Burimi:
javanews.al