Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Shqipëria drejt arritjes së objektivit të NATO-s. Qeveria rriti sërish buxhetin për mbrojtjen, duke e çuar në 76 miliardë lekë, ose 2.6% të PBB-së, ndërsa duhet të kapë 5% deri në 2035. Në komisionin e sigurisë, Nufi theksoi se shumica e buxhetit do të shkojë për financimin e investimeve strategjike, si Korridori 8, Porto Romano apo Pashalimani, ndërsa pjesë të konsiderueshme do të ketë dhe modernizimi i FA-së, me armatim të lehtë, automjete, helikopterë, avionë, anije. Deri në vitin 2029, Shqipëria synon t’i japë mbrojtjes një buxhet sa 2.9% e PBB-së, dhe Nufi theksoi se për këtë do të kërkohet hua nga vendet partnere, ose ndryshim buxheti nga qeveria. Por në komisionin parlamentar, Nufi sqaroi përfundimisht akuzat ndaj shoqërisë Kayo dhe biznesmenin ortak izraelit Ron...