OPINION – “Mrekullia” në UNISHK me rritjen e numrit të studentëve për të dytin vit radhazi…

OPINION – “Mrekullia” në UNISHK me rritjen e numrit të studentëve për të dytin vit radhazi…

Nëse regjistrimet për vitin e ri akademik nuk do të shënonin rritje, edhe pse të vogël krahasuar me një vit më parë, “fajtori” do të identifikohej lehtësisht për Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Me shumë mundësi, direkt apo indirekt, përmes rrjeteve sociale apo portaleve të mbështetura mbi to, nuk do të ngurrohej të drejtohej gishti.Në fakt, edhe ky vit, si edhe paraardhësi, fatmirësisht për UNISHK, trupën akademike dhe administratën, pati rritje. E kur situata është “rozë”, meritat është shumë e lehtë të tërhiqen nga vetja, edhe pse për hir të së vertetës, meritat janë të një personi dhe ideve të implementuara nga ai dhe që për më pak se dy vite drejtoi UNISHK: Tonin Gjuraj!Gjërat duhen thirrur e emërtuar me emrin që kanë ashtu siç...