“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së
Reforma Territoriale dhe propozimet për rishikimin e organizimit administrativ të vendit ishin në fokus të emisionit “Trialog” në RTSH. I ftuar në studio, deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, sqaroi ecurinë e procesit dhe arsyet pse komisioni nuk arriti të përmbyllte të gjitha objektivat e parashikuara. Mazniku theksoi se Reforma e Administrimit Territorial 2.0 nuk ishte një iniciativë e momentit, por një angazhim i shpallur prej kohësh nga Partia Socialiste dhe më pas i përfshirë në programin qeverisës. “Reforma e Administrimit Territorial 2.0 është një element që ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe më pas pjesë e programit qeverisës. Kushdo që hap programin e PS-së, te kapitulli i fuqizimit të pushtetit vendor, pika e parë...
Burimi:
javanews.al