“Nuk keni lënë plehrë pa e kthyer në hero!”- Rama-Opozitës: Sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do e merrni ballit nga shqiptarët në zgjedhje!

“Nuk keni lënë plehrë pa e kthyer në hero!”- Rama-Opozitës: Sa më shumë t’i merrni për budallenj, aq më shumë do e merrni ballit nga shqiptarët në zgjedhje!

Çështja e gjyqit me biznesmenin italian Francesco Becchetti u diskutua edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në seancën “maratonë” parlamentare. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i cili edhe një herë i kërkoi llogari kryeministrit Rama në rikthimin e tij në Kuvend, teksa kryeministri nuk e kurseu përgjigjen, duke theksuar se Becchetti nuk ka marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit shqiptar, teksa vetëm një shumë e caktuar është e ngrirë deri në fund të procesit gjyqësor. Debati: Bardhi: “Përse shkelni vazhdimisht vendimet e Kushtetueses? Për këtë duhet t’i jepni një përgjigje popullit shqiptar…” Rama: “Winston Churchill thoshte se hajvani është dikush që jo vetëm nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument. Ndërkohë që unë jam këtu prezent,...