“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin përfundimtar të 8 tetorit 2026, për rrëzimin e kërkesës së 39 deputetëve të Partisë Demokratike, për shfuqizimin e dy dekreteve që lidhen me ministren virtuale ‘Diella’. Në vendimin e shpallur sot Gjykata sqaron se Diella është një platformë e inteligjencës artificiale dhe jo një funksionar apo organ kushtetues. Deputetët demokratë kishin kundërshtuar nenin 2 të dekretit nr. 331, datë 12 shtator 2025, për emërimin e Kryeministrit, si dhe nenin 1, pika 1, të dekretit nr. 333, datë 15 shtator 2025, për emërimin e Këshillit të Ministrave, në pjesën ku përcaktohet se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale, “Diella”. Sipas deputetëve kërkues, përmes këtyre dekreteve Presidenti kishte tejkaluar kompetencat kushtetuese, duke krijuar...
Burimi:
javanews.al