Nuk duelon që nga tetori pas dëmtimit në sy, kampioni i botës heq dorë nga titulli i peshës së rëndë

Nuk duelon që nga tetori pas dëmtimit në sy, kampioni i botës heq dorë nga titulli i peshës së rëndë

Luftëtari britanik Tom Aspinall ka vendosur të heqë dorë nga titulli i tij kamion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA). 33-vjeçari nuk ka zhvilluar duel që nga tetori i vitit 2025, kur mbrojtja e titullit kundër Ciryl Gane përfundoi pa fitues (no contest) për shkak të një goditjeje aksidentale në sy. Që atëherë (UFC-321), Aspinall u është nënshtruar procedurave të shumta mjekësore për të trajtuar problemet me sytë, por ende nuk është gati të rikthehet në garë. Ndaj dhe vendosi të nxjerrë vakant titullin kampion të këtij Divizioni. “Komplikacionet e vazhdueshme me sytë bëjnë që të mos marr dot lejen mjekësore për të luftuar për momentin,” tha Aspinall. “Kam kaluar operacione, aksidente dhe infeksione të shumta dhe kam bërë gjithçka që...