“Nuk duam një tjetër rast Orban”- Zbulohet paketa e re e zgjerimit, anëtarët e rinj të BE do të përballen me periudhë prove 15 vite! Kos: Ja masat mbrojtëse
Komisioni Evropian ka propozuar një procedurë të re për shkurtimin e fondeve dhe të drejtave të votës për vendet e reja anëtare të BE-së që shkelin shtetin e së drejtës, e cila do të jetë e zbatueshme deri në 15 vjet pas anëtarësimit. Propozimi përfshin gjithashtu procedura të reja për integrimin gradual të vendeve kandidate dhe masa për qeverisjen e Bashkimit Evropian. Komisioni paraqiti sot një propozim gjithëpërfshirës që përfshin “masa mbrojtëse” institucionale, të cilat mund t’u heqin shteteve të reja anëtare të drejtat e votës deri në 15 vjet pas anëtarësimit të tyre në BE. Masa e propozuar synon të shmangë situatat kur një ndryshim i regjimit politik në një vend të ri anëtar mund të pengojë procesin e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian. Ajo...
Burimi:
javanews.al