Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë. Ky forum organizohet nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj norvegjeze, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë politik, ushtarak dhe të industrisë së mbrojtjes nga vendet aleate. Nga bordi i aeroplanmbajtëses britanike HMS Prince of Wales, Ministri Nufi theksoi rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve, veçanërisht në drejtim të pikave strategjike dhe urave të komunikimit mes aktorëve të Aleancës në të dy anët e Atlantikut. Gjatë këtij Forumi, Ministri Nufi është takuar me homologun e tij norvegjez Tore O. Sandvik dhe Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar...
Burimi:
javanews.al