Noemi Bocchi rrëfehet mes lotësh: “Nuk ndihem më askush, vetëm partnerja e Tottit”

Noemi Bocchi rrëfehet mes lotësh: “Nuk ndihem më askush, vetëm partnerja e Tottit”

Debutimi i Noemi Bocchi në pistën e kërcimit të “Ballando con le Stelle” u shndërrua në një moment të fortë emocional. Partnerja e ish-kapitenit të Romës shpërtheu në lot duke folur për ndjesinë se identiteti i saj është zbehur pas lidhjes me Francesco Tottin: “Nuk ndihem më askush, vetëm partnerja e tij. Nuk ndihem ajo vajza që ka pasur jetën e saj, problemet, gjërat e bukura, fëmijët dhe angazhimet e saj… Asgjë. Vetëm partnerja e tij”. Bocchi foli edhe për ndarjen e Tottit nga Ilary Blasi: “Në jetë secili ka përgjegjësitë e veta dhe kur një çift arrin të ndahet, fajet janë gjithmonë 50 me 50. Kjo më bën të vuaj, sepse unë nuk jam si Francesco, që i lë gjërat t’i rrëshqasin. Unë i...