Një punonjës humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, ndalohen dy zyrtarë të Bashkisë Tropojë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka urdhëruar ndalimin e dy zyrtarëve të Bashkisë Tropojë, në vijim të hetimeve për aksidentin fatal të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Bujan. Nën hetim janë drejtori i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit, N.Gj., dhe tekniku i mirëmbajtjes së rrugëve, G.H. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja ndodhi më 8 shtator 2026, kur katër punonjës të Bashkisë Tropojë, të identifikuar me inicialet M.S., A.D., I.D. dhe A.A., po punonin për montimin e një shtylle të ndriçimit rrugor në Bujan. Gjatë ngritjes së shtyllës, punonjësit ranë në kontakt të drejtpërdrejtë me përcjellësit elektrikë. Goditja nga rryma i mori jetën në vend M.S.,...
Burimi:
ntv.al