Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

Shqipëria luan sot ndeshjen më delikate të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Finalndën në transfertë në ndeshjen që nis në 15:00. Finlandezët janë ekipi më i fortë në letër dhe i favorizon jo pak fakti që luajnë në shtëpi në kushte atmosferike që ato janë të mësuar dhe të përshtatur shumë mirë. Nga ana tjetër, Kombëtarja jonë shkon si kryesuese e grupit dhe luan për të ruajtur pozitat në vendin e parë pas fitoreve me Bjellorusinë dhe San Marinon. Trajneri Maran ka zgjedhur edhe 11 titullarët për këtë sfidë, duke bërë ndryshime edhe në këtë ndeshje të radhës, që është e parafundit sa i përket këtij grumbullimi.