Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

Nga Ylli ManjaniNdryshimet në procedurën penale që u prezantuan sot janë, pa dyshim, një hap i mirë drejt vendosjes së një normaliteti juridik, por edhe kulturor, në sistemin e drejtësisë penale. Insistoj te fjala kulturë juridike, sepse në emër të reformës dhe të tezës populiste të “pandëshkueshmërisë” justifikohen sot e gjithë ditën interpretime të padëgjuara më parë, e pothuajse askund në botën demokratike, të disa koncepteve bazike të procesit penal. Arresti me burg. Mënyra e marrjes së provave. Përdorimi i të dhënave digjitale dhe private si provë. Kontrollet dhe sekuestrimet abuzive, të orientuara sipas personit dhe jo sipas nevojës konkrete të hetimit. Madje edhe deklarimet e marra gjatë hetimit, që tentohen të marrin peshën e provës në gjykim. Të gjitha këto janë pjesë e një...