Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Reformës Administrativo-Territoriale,  fazën e dytë të ka nisur punën, sërish pa pjesëmarrjen e opozitës. Mazhoranca socialiste vijon me të njëjtën përbërje anëtarësh si në fazën e parë, ndërsa opozita ka mbajtur qëndrimin e paralajmëruar për bojkotin e komisionit. Mbledhja e parë u drejtua nga Arbjan Mazniku, i cili në nisje i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e procesit. Ai theksoi se reforma kërkon gjithë përfshirje dhe se dyert e komisionit do të mbeten të hapura për përfaqësuesit e saj gjatë gjithë punës. “Një reformë e cila prek në mënyrë të qenësishme arkitekturën e shtetit nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse ndërtohet nga një palë e vetme. Ftesa është e hapur sot dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së komisionit, së pari...