Niko Peleshi: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për përmbajtje dhe reflektim në një kohë tensionesh dhe dhune në vend. Në një deklaratë publike, ai ka sqaruar vendimin për shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, mbrojtjes së të rinjve dhe vijimit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. DEKLARATË E KRYETARIT TË KUVENDIT, NIKO PELESHI: Çmoj si detyrim shtetëror dhe kombëtar të ndaj me opinionin publik një sqarim për ditën e sotme, ditë seance plenare për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe një qëndrim për situatën që po kalon vendi. Me përgjegjësinë për të garantuar një seancë të qetë, ku çdo deputet të ketë hapësirën kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar detyrën e tij shtetërore, përballë një situate...
Burimi:
argjiroja.net