Nico Gonzalez rifiton Juventusin, zyrtarizohet rinovimi deri në vitin 2030: “Jam i lumtur që vazhdoj këtu”
Nga një lojtar në qendër të merkatos, në një pjesë të rëndësishme të projektit bardhezi. Nico Gonzalez do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit. Pas zërave të shumtë, rinovimi i kontratës u zyrtarizua mbrëmë, pasi gjatë verës qëndrimi i tij në Torino dukej larg të qenit i sigurt. Rikthimi nga huazimi tek Atletico Madrid ndryshoi gjithçka. Sulmuesi argjentinas fitoi besimin e Luciano Spallettit me paraqitje bindëse. Trajneri bardhezi kishte deklaruar: “Nico Gonzalez është një lojtar që di të jetë pjesë e grupit. Jemi të lumtur nëse qëndron dhe nuk kemi ndërmend ta dhurojmë. Për ne është e rëndësishme të kemi alternativa”. Goli ndaj Parmës dhe ndikimi në ndeshjet e para të sezonit bindën drejtuesit Carnevali dhe Massara “ta blindojnë” me një marrëveshje të re,...
Burimi:
telesport.al