No Image Available

Ngjela sfidon magjistratët: Pagat mund t’i rrisni, por nuk i merrni dot

Përplasja për pagat e magjistratëve pritet të vijojë edhe pas miratimit në Kuvend të formulës së re të propozuar nga mazhoranca. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë paralajmëruar se do ta kundërshtojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Duke komentuar situatën, avokati Spartak Ngjela tha se përcaktimi i pagave të magjistratëve lidhet me buxhetin e shtetit dhe, për këtë arsye, duhet të bëhet përmes ligjit të miratuar nga Parlamenti. I ftuar në emisionin “Studio Live”, Ngjela deklaroi se mund të krijohet një përplasje institucionale nëse drejtësia kundërshton formulën e miratuar nga Kuvendi. Sipas tij, në një republikë parlamentare, Parlamenti ka kompetencën për miratimin e ligjeve dhe buxhetit. “Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”, tha Ngjela, duke shtuar se nëse do të kërkohej ndryshimi i formulës së...