Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Tërmetet, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund të parandalohen, por pasojat e tyre mund të kufizohen. Shqipëria po kërkon të ndërtojë më shumë reziliencë, duke marrë mësime nga përvoja e Japonisë në infrastrukturë, administrim dhe përgatitjen e qytetarëve. Një qasje që synon të forcojë aftësinë e vendit për t’u përballur me krizat dhe për t’u rimëkëmbur prej tyre. Tërmetet nuk vrasin, godinat e ndërtuara keq…po. Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar lëkundjet të ndodhin… ajo që mund të parandalohet, ose të paktën të kufizohet, është shkalla e fatkeqësisë së shkaktuar. Këtë formulë po përpiqet ta mësojë edhe Shqipëria dhe Japonia po jep një dorë në këtë drejtim. “Nuk mund ta ndalojmë një tërmet të ndodhë, por mund të ndikojmë shumë në...