Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka dhënë detaje pas mbledhjes së sotme të qeverisë, duke u ndalur te transparenca e fondeve publike, procesi i integrimit europian dhe fondet IPARD. Ibrahimaj deklaroi se përmes procesit “Paqyrë Albania” qytetarët do të kenë akses në dokumentet dhe zbatimin e kontratave të prokurimeve, ndërsa foli edhe për pritshmëritë për mbylljen e Kapitullit 20 dhe rihapjen e fondeve IPARD. Delina Ibrahimaj: “Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën, ndër të tjera, diskutuam gjerësisht për prokurimet publike dhe për nevojën për të pasur një sistem më të qëndërzuar dhe më transparent të prokurimeve publike. Ne shpeshherë gjatë vitit kemi diskutuar për sistemin e ri të inteligjencës artificiale, i cili do të përfshihet në prokurimet publike. Jemi...