Nga neonet tek qelitë, drama sociale e një shteti që ja dorëzoi rininë krimit

Nga neonet tek qelitë, drama sociale e një shteti që ja dorëzoi rininë krimit

Nga neonet tek qelitë, drama sociale e një shteti që ja dorëzoi rininë krimit Nga Klodian Tomorri Për më shumë se një dekadë, shoqëria shqiptare ndoqi në heshtje, herë me indiferencë e herë me një lloj normaliteti të frikshëm, marshimin e një brezi të tërë drejt zyrave luksoze me xhama pasqyrues në qendër të Tiranës. Ata ishin “gjenerata e call center-ave”. Të rinj, studentë, të diplomuar që zotëronin gjuhë të huaja, të cilët të përballur me realitetin e ekonomisë që nuk u ofroi mundësi, zgjodhën dritat e neonit, rrogat dhe bonuset e industrisë së mashtrimit. Por sot, kur flluska ka plasur, Shqipëria duhet të paguajë faturën e këtij kompromisi moral: kjo industri nuk ishte thjesht punësim, ishte mekanizmi më eficient i kriminalizimit masiv të rinisë...