Nga juridiksioni te dënimet, çfarë parasheh projektligji për Specialen?
Kuvendi i Kosovës i dha të hënën mbështetje të plotë në lexim të parë një projektligji që synon të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë. Të 91 deputetët që morën pjesë në votim e mbështetën nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenoi, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk mori pjesë në votim. Projektligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale – siç njihen Dhomat e Specializuara në Hagë – por prek disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj: juridiksionin, periudhën kohore që mbulon, dënimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve që do të mbeteshin jashtë kompetencës së saj. Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj...
Burimi:
javanews.al