Nga java e 4-të e Abissnet Superiore, e deri te legjionarët e Kombëtarja. Ja çfarë u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga java e 4-të e Abissnet Superiore, e deri te legjionarët e Kombëtarja. Ja çfarë u diskutua “Në Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni “Në Shtëpinë e Futbollit” vijoi këtë javë në FSHF TV, me fokus te Kombëtarja shqiptare, forma e legjionarëve kuqezi, java e katërt e “Abissnet Superiore” dhe zhvillimet më të fundit në infrastrukturën e futbollit shqiptar. Nën drejtimin e Lenida Halilajt, të ftuar në studio ishin ish-futbollisti dhe kursanti i UEFA PRO, Arbër Abilaliaj, si edhe gazetari sportiv, Glend Tafaj. Në fokus ishte Kombëtarja shqiptare në prag të UEFA Nations League, ndërsa u diskutua edhe për listën e lojtarëve që trajneri Rolando Maran do të publikojë të shtunën, në orën 11:00. Një hapësirë të rëndësishme zuri edhe forma e legjionarëve. Cristian Shpendi vijon paraqitjet e mira, duke realizuar dy gola në ndeshjen e fundit, ndërsa Taulant Seferi shënoi gjithashtu dy herë me Kayserispor. Në vëmendje...