Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të merrni goditje edhe më të rënda
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke paralajmëruar njëkohësisht për një përgjigje më të ashpër në rast të një sulmi të ri ndaj Izraelit. Në një deklaratë me video, Netanyahu i cilësoi operacionet e fundit si “një tjetër fitore të madhe ndaj Hezbollahut”, duke pretenduar se ushtria izraelite ka shkatërruar pozicione të rëndësishme të organizatës në zonat Beaufort dhe Ali Taher. Sipas kryeministrit izraelit, objektivi i operacioneve është dobësimi i kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut dhe eliminimi i kërcënimeve që, sipas Izraelit, mund të rrezikojnë sigurinë e vendit. “Politika jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën terroriste në zonën e sigurisë në Liban”, deklaroi Netanyahu. Ai theksoi...
Burimi:
ntv.al