Netanyahu kërcënon Iranin: Fundi i regjimit po afron, një sulm ndaj Izraelit do të ketë pasoja të rënda

Netanyahu kërcënon Iranin: Fundi i regjimit po afron, një sulm ndaj Izraelit do të ketë pasoja të rënda

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij ishte i vendosur të përmbyste regjimin iranian, duke deklaruar se “fundi i tij po afron”. “Regjimi është i dobët, po lufton për jetën e tij, po lëkundet”, tha kryeministri izraelit, duke paralajmëruar se nëse Teherani “bën gabimin” e sulmit ndaj Izraelit, do të pësojë një goditje që as nuk mund ta imagjinojë”. Deklaratat e tij vijnë mes shqetësimeve se Irani mund të nisë një sulm ndaj Izraelit gjatë sezonit të festave hebraike, i cili fillon javën e ardhshme.Netanyahu kishte bërë deklarata të ngjashme të enjten, duke e përshkruar përmbysjen e regjimit iranian si “misionin qendror” të Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se operacionet ushtarake të Izraelit që nga pushtimi dhe masakra e 7 tetorit...