“Nesër te Parlamenti”- Dita e 109-të e protestës, dënohet vendimi i Hagës: Është një padrejtësi bazuar në dëshmi të rreme!
Protesta është futur sot në ditën e saj të 109-të. Si çdo ditë tjetër, grumbullimi nisi në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku po mbajnë edhe fjalimet para Kryeministrisë. Tubuesi njoftuan se ditën e nesërme, ndërsa do të zhvillohet seanca plenare, ata do të protestojnë para Kuvendit. “Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, u shpreh një nga protestuesit. Ndërkohë, protestuesit u ndalën edhe te dënimet e Hagës për ish-liderëve të UÇK-së, duke e quajtur vendimin një padrejtësi. “Në Hagë u dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarë të UÇK. Ne nuk po flasim për drejtësi, por për padrejtësi. Po flasim për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me gjykata...
Burimi:
javanews.al