“Në shërbim të Serbisë”/ Meta sulmon SPAK: Hetimet ndaj meje u ndikuan nga Yuri Kim
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se hetimet ndaj tij janë ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në deklaratat e tij, Meta pretendoi se SPAK ka kryer shkelje dhe se veprimet e institucionit janë diktuar nga ndikime të jashtme. “Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, u shpreh Meta, duke drejtuar akuza të rënda ndaj ish-diplomates amerikane. Ai riktheu gjithashtu pretendimet për ndërhyrje të përfaqësuesve të ambasadave të huaja gjatë kohës kur ishte President i Republikës, në procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se ishte kërcënuar nga përfaqësues të pesë ambasadave, të...
Burimi:
ntv.al