“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Shqipëria nuk kërkon favore apo rrugë të shkurtra në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por një proces të drejtë, të besueshëm dhe të bazuar në merita”. Kështu deklaroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë Konferencës Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, që u zhvillua në Tiranë. Hoxha theksoi se zgjedhja evropiane e Shqipërisë nuk është diktuar nga leverdia apo rrethanat, por është një vendim strategjik kombëtar, i mbështetur ndër breza dhe nga një konsensus i gjerë publik. “Për Shqipërinë, zgjedhja evropiane nuk është diktuar nga leverdia apo rrethanat. Ajo ka qenë një vendim strategjik kombëtar, i përqafuar nga breza shqiptarësh dhe i mbështetur nga një konsensus jashtëzakonisht i fortë publik”, u shpreh Hoxha. Sipas ministrit,...