“Në 20 vite te Kroacia, hera e parë që ndihem i turpëruar”, Modriçi shfryn pas humbjes 7-0: E hodhëm poshtë reputacionin tonë
Kroacia i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme, teksa u shkatërrua me shifrat e thella 7-0 nga Anglia. Një rezultat i pabesueshëm, që ka tronditur edhe Luka Modriçin. Mesfushori kroat ka ngritur zërin pas ndeshjes dhe ka thënë për mediat se është hera e parë që ndihet i turpëruar te Kombëtarja. “Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje pa dyluftime, faulle, agresivitet apo frymë grupi… Jam këtu prej 20 vitesh, por kjo është hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje. Mund të humbasësh, dikush mund të jetë më i mirë, dhe ata aktualisht janë më të mirë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të hedhësh poshtë reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite, është e papranueshme. Ndihem i...
Burimi:
sportekspres.com