Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

Ky është relacioni i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkohet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin e vettingut, duke u dhënë kompetenca trupave të mos i ndërpresin verifikimet ndaj zyrtarëve të policisë atëherë kur subjektet transferohen në detyra të tjera. Transferimi, lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit, thuhet mes disa propozimeve të projektligjit, duke e fuqizuar trupën e vlerësimit që të dalë me një vendim përfundimtar që duhet të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia. Kjo gjë aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria e Kodifikimit. Në relacion përmendet se nga janari 2023 janë kryer 6 shorte ndaj 159 zyrtarëve të lartë, nga të cilët...