“Ndrysho rreshtin 9”/ Dëshmitë e grisura në qese mbeturinash, provat që rrezikojnë Thaçin

“Ndrysho rreshtin 9”/ Dëshmitë e grisura në qese mbeturinash, provat që rrezikojnë Thaçin

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vijon seanca përfundimtare në çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë. Prokuroria ka paraqitur prova, dokumente dhe incizime, për të cilat pretendon se dëshmojnë përpjekje për ndërhyrje te dëshmitarët dhe ndikim në procesin gjyqësor. Gjatë fjalës së tij, prokurori Joshua Hafetz u ndal te disa prej provave të administruara gjatë hetimit, duke pretenduar se Thaçi kishte komunikuar me persona të tjerë për ndryshimin e pjesëve të dëshmive të dëshmitarëve. Sipas prokurorisë, një prej rasteve lidhet me Isni Kilajn, me të cilin Thaçi dyshohet se ka diskutuar për dëshminë e një dëshmitari të identifikuar si dëshmitari numër 4. Hafetz pretendoi se në një incizim dëgjohet Thaçi duke dhënë udhëzime konkrete për ndryshimin e...