No Image Available

Ndryshimet në paketën fiskale 2027/ Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta dhe benzina

Pas 15 vitesh taksa e qarkullimit mund të hiqet nga çmimi i naftës dhe benzinës teksa qeveria vendos ta përfshijë këtë ndryshim në paketën fiskale të vitit 2027. Nisma synon të lehtësojë barrën për konsumatorët, në një kohë kur çmimet e karburanteve po ndikohen ndjeshëm nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht çmimi i çdo litri naftë në Shqipëri rëndohet nga disa taksa. Akciza është rreth 39,4 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë dhe taksa e karbonit 3 lekë. Mbi bazën e përbërë nga çmimi dhe detyrimet e tjera aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%. Por heqja e kësaj takse mund të ulë ndjeshëm çmimin e naftës dhe të lehtësojë barrën për qytetarët të cilët e paguajnë në çdo litër naftë. Ndërkohë taksa e qarkullimit...