Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

Ndotja e Semanit shkatërron florën e faunën! Mbetjet pushtojnë deltën e lumit, projekt edhe për rehabilitimin

Plastika, mbetjet inerte, organike dhe hidrokarburet kanë pushtuar prej vitesh Deltën e Semanit. Ndotja e akumuluar ndër dekada ka sjellë degradimin fizik të habitateve natyrore, duke rrezikuar mjedisin ku zhvillohen speciet e shpendëve dhe flora karakteristike e zonës. Përballë kësaj situate, është prezantuar projekti për rehabilitimin e Deltës së Semanit, i mbështetur në një studim të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Raporti evidenton problematikat mjedisore dhe përcakton ndërhyrjet që nevojiten për të frenuar ndotjen dhe rikthyer funksionet natyrore të zonës. Një prej masave kryesore të parashikuara është përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Kjo përfshin mbledhjen, trajtimin, përpunimin dhe ripërdorimin e tyre, në përputhje me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian për burimet ujore. Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është mbyllja e vendburimeve...