NDODH EDHE KËSHTU – Hetohet për “vjedhjen” e një telefoni në 2024, hiqet imuniteti i kryeministrit hungarez

NDODH EDHE KËSHTU – Hetohet për “vjedhjen” e një telefoni në 2024, hiqet imuniteti i kryeministrit hungarez

Parlamenti hungarez i ka hequr imunitetin kryeministrit dhe kreut të partisë TISZA, Peter Magyar, duke i hapur rrugë hetimit ndaj tij për një ngjarje të ndodhur në Budapest në vitin 2024.Vendimi u mor këtë të hënë gjatë një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit, ku iu hoq imuniteti edhe dy deputetëve të tjerë.Magyar kërkoi vetë që deputetët të votonin për heqjen e imunitetit të tij. Gjatë fjalës në Parlament, ai kritikoi Prokurorinë e Përgjithshme dhe akuzoi qeveritë e mëparshme për provokime, duke i cilësuar ato si “mafia”.Çështja ndaj kryeministrit lidhet me një incident të qershorit 2024. Sipas “Hungary Today”, Magyar akuzohet se gjatë një mbrëmjeje në një klub nate i mori telefonin një personi dhe më pas e hodhi në lumë.Për këtë ngjarje, ai akuzohet për...