Nata e Cancelo & Raphinha, Barcelona nuk përmbahet në pjesën e parë ndaj Santander (video)

Nata e Cancelo & Raphinha, Barcelona nuk përmbahet në pjesën e parë ndaj Santander (video)

Barcelona është duke fituar 4-1 ndaj Racing Santander, pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 6-të në La Liga. Në minutën e 8-të, ishte Joao Cancelo që zhbllokoi sfidën, me një supergol nga distanca, pas një goditjeje fantastike me të djathtën. Në minutën e 28-të, Raphinha dyfishon shifrat për Barcelonën, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua në zonë nga kundërshtari. Në minutën e 30-të, Santander ngushton shifrat me golin e shënuar nga Maguette Gueye, ish-mesfushori i Partizanit. Në minutën e 36-të, Joao Cancelo shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën, sërish nga distanca. Në minutën e 43-të, Raphinha gjen golin e dytë personal...