No Image Available

Narkotrafiku shqiptar në Kongresin e SHBA/ Wilson kërkon llogari nga administrata Trump

Shqipëria është vënë në fokus të një dëgjese në Kongresin amerikan, ku janë ngritur shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar, integritetin e zgjedhjeve dhe trafikun e narkotikëve. Kongresisti republikan Joe Wilson e drejtoi pyetjen te administrata e presidentit Donald Trump, gjatë dëgjesës së Nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, mbi politikën amerikane dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Wilson deklaroi se, sipas raportimeve që ai kishte marrë në konsideratë, korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti i zgjedhjeve në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës. Ai përmendi gjithashtu pretendimin për nxitjen e krijimit të një karteli të narkotrafikut. Kongresisti amerikan kërkoi të dinte konkretisht se çfarë po bën administrata Trump për t’iu përgjigjur trafikut të narkotikëve...