NAFTA “FANTAZMË” NË HORMUZ/ SHBA fik radarët, anijet lëvizin në heshtje
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit po rriten, ndërsa disa prej transporteve po kryhen në mënyrë të fshehtë, nën shoqërimin e Marinës amerikane. Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se mesatarja shtatëditore e transporteve ka qenë në rritje dhe pritet të vijojë në të njëjtin drejtim. Wright korrigjoi gjithashtu shifrën e mëparshme për një ditë të vetme, duke thënë se përmes ngushticës nuk kishin kaluar 17, por rreth 18 milionë fuçi naftë. Megjithatë, të dhënat e fundit të trafikut detar tregojnë një numër më të ulët kalimesh, me më pak se 10 anije në ditë gjatë fundjavës. Një prej shpjegimeve është mundësia që disa anije të kenë fikur transponderët, duke bërë që lëvizjet e tyre të mos regjistrohen nga sistemet e zakonshme të...
Burimi:
ntv.al