“Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim”, Hyseni mbron Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH- it…

“Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim”, Hyseni mbron Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH- it…

Masa “arrest shtëpie” dhe “pezullimi nga detyra” me vendimmarrje të GJKKO duket se nuk kanë rënë si ‘rrufe në qiell të hapur” për tashmë ish drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.Kryespiunia e Shqipërisë më 18 shtator, vetëm 4 ditë para se t’i komunikohej masa (më 22 shtator), ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.Në dorën e SPAK kishin rënë informacione të forta që e zinin ngushtë drejtoreshën e SHISH, 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin, të gjetura në makinën e tij gjatë kontrollit të 22 korrikut në “Equos Resort”.Vetë kryespiunia i pranon kontaktet me të, por...