Mungon në Këshillin e Sigurisë/ Drejtori i Policisë në Hagë për takime kundër krimit të organizuar
Mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur aludime në media mbi arsyet e mospranisë së tij. Sipas një burimi jozyrtar pranë Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm ndodhet në Hagë të Holandës, në një vizitë të rëndësishme të përcaktuar më herët, ku po zhvillon takime me drejtues të policive të vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të njëjtit burim, në fokus të takimeve janë platformat e bashkëpunimit, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi mes strukturave policore europiane në luftën kundër krimit të organizuar. Nga këto takime nuk priten deklarata publike apo komunikime të detajuara, për shkak të natyrës së diskutimeve. Deri në këtë moment, Policia e Shtetit nuk ka publikuar një...
Burimi:
ntv.al