“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar deklaratën e eurodeputetit italian, Giorgio Gori, i cili kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut. Në një deklaratë për gazetën italiane “Domani”, Gori bëri të ditur se i është drejtuar zyrtarisht Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, duke kërkuar shpjegime për rastin. Ai paralajmëroi gjithashtu se çështja e Veliajt do të ngrihet edhe në Parlamentin Europian. Po ashtu në deklaratën që Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale, eurodeputetit eshte shprehur se kjo çështje duhet të diskutohet në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Postimi i Veliajt: “Eurodeputeti italian, Giorgio Gori, kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në...