Mourinho i tha “jo” kombëtares së vendit të tij për t’u kthyer te Real Madridi

Mourinho i tha “jo” kombëtares së vendit të tij për t’u kthyer te Real Madridi

28 Shtator 2026 15:00 Alfred Lleshi José Mourinho i tha “jo” Portugalisë për t’u rikthyer te Real Madridi. Kështu shkruan “AS”, duke zbuluar se Federata Portugeze e Futbollit kishte kontaktuar me “Special One” që përpara se të niste Botërori në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Sidoqoftë, nuk pati asgjë për t’u bërë. Mourinho vendosi të respektonte fjalën e dhënë mikut të tij, Florentino Perez, dhe të rikthehej te “Los Blancos”. Federata Portugeze ishte e gatshme të pranonte edhe një angazhim të dyfishtë të Mourinhos, pra që ai të ishte njëkohësisht trajner i Portugalisë dhe drejtues teknik i Real Madridit, por edhe ky skenar nuk u materializua.