MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 4 tetor 2026…
Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.Era pritet të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com