Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore
Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet nga kushte të ngjashme meteorologjike me ato të ditëve që lamë pas, edhe gjatë ditës së sotme (3 shtator). Sipas parashikimit, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat pritet të zhvillohen kryesisht gjatë orëve të mesditës. Parashikohen gjithashtu reshje lokale shiu me intensitet të ulët parashikohen gjatë mesditës dhe pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.
Burimi:
javanews.al