Moti ndryshon përsëri, parashikimi për javën! Ndryshojnë temperaturat, ja kur rikthehet shiu
Pas një fundjave me reshje të konsiderueshme në të gjithë vendin, kjo javë sipas meteorologëve parashikohet të ketë mot të qëndrueshëm dhe diell. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një ulje me 2-3 gradë në krahasim me ditët e mëparshme, por sinoptikanët i cilësojnë si temperatura tipike të muajit tetor. Ndryshimet klimatike kanë bërë që reshjet që ranë gjatë fundjavës kanë përmbushur rreth 70-80% të kuotave mesatare mujore, pasi në shumë qarqe kishin intensitet të lartë. Dhjetëditëshi i dytë i muajit tetor do të jetë i thatë, ndërkohë që fundi i tetorit risjell sërish reshje.
Burimi:
javanews.al