Mori flakë benzina gjatë riparimit të skafit, detaje nga aksidenti me 4 të plagosur në Porto Palermo
Katër persona kanë mbetur të dëmtuar pas një zjarri që përfshiu një skaf në Porto Palermo, Himarë, teksa po kryenin punime për riparimin e motorit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në breg të detit, ku katër personat po punonin në pjesën e motorit të skafit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej tyre po konsumonte një cigare në momentin kur benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator mori flakë. Flakët janë përhapur menjëherë, duke bërë që të katër personat të pësonin djegie. Ata kanë mundur të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve. Siç raportohet njëri prej të dëmtuarve ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër raportohet se ka marrë djegie edhe më të shumta. Fillimisht, të...
Burimi:
sot.com.al