Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla ka pushtuar juglindjen e vendit gjatë ditës dhe orëve të mbrëmjes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në akset rrugore ku dukshmëria është e kufizuar. Kjo situatë atmosferike vijon prej disa ditësh në këtë rajon, ndërsa njëkohësisht është shoqëruar edhe me rënie të ndjeshme të temperaturave, duke sjellë një mot tipik të stinës së vonë të vjeshtës. Përballë këtyre kushteve, policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm, për të shmangur aksidentet e mundshme. Mjegulla pritet të mbetet një nga problematikat kryesore për qarkullimin në juglindje, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të mëngjesit.